Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë sot se është i shqetësuar për armatosjen e Prishtinës me raketa antitank Javelin, sepse gjithçka që po marrin shqiptarët në Kosovë paraqet rrezik për Serbinë.
“Në SHBA kanë përfunduar të gjitha procedurat, kanë miratuar blerjen e “Javelin” dhe kur shton atë që Turqia u ka dorëzuar më parë, SHBA, Gjermania, pak Kroacia, ndërsa britanikët po punojnë me ta në stërvitje…”, tha ai.
“NATO nuk po punon drejtpërdrejt në krijimin dhe fuqizimin e ushtrisë së Kosovës, por në të janë të përfshirë drejtpërdrejt disa vende anëtare. Gjithçka që marrin shqiptarët në Kosovë është rrezik për Serbinë”, ka paralajmëruar Vuçeviq për TV Prva.