Vuani nga majat dyshe të flokëve? Ky është vaji mrekullibërës për zhdukjen e tyre dhe zgjatjen e qerpikëve

0
272

Vitet e fundit shumë femra po zgjedhin gjithmonë e më shumë ‘’të braktisin’’ produktet e shtrenjta kozmetike, të cilat jo rrallëherë ka në përmbajtjen e tyre përbërës toksikë duke kthyer vëmendjen tek mrekullitë e vogla dhe të mëdha që na ofron Natyra.

Dhe duke folur për këto të fundit, nuk mund ta mohojmë se vajërat bimorë janë ata të cilët po zënë vendin kryesor në ritualin e përsitshëm të përkujdesjes për shumë prej jush. Në artikullin e sotëm, Living ju njeh me vajin çudibërës të ricinit i cili do të ndryshojë trupin dhe fytyrën tuaj në mënyrë thuajse magjike:

1.Përshpejton rritjen e qerpikëve dhe të vetullave: Sigurisht që femrat mundohen të zbehin këtë problem duke plotësuar vetullat me laps ose lyer vazhdimisht qerpikët me rimel që të duken më të plotë dhe voluminozë. Nuk keni pse e bëni më këtë, mjafton të aplikoni pak vaj ricini dhe do të shpëtoni një herë e mirë nga ky problem. Merrni një rimel të vjetër që nuk e përdorni më dhe lajeni me ujë të nxehtë derisa të hiqni të gjitha njollat e rimeli, njomeni me vaj ricini dhe lyeni qerpikët me të çdo natë para se të flini. E njëjta procedurë vlen edhe për vetullat, por në këtë rast ju këshillojmë të përdorni një kunj vesh ose një top pambuku.

2.Forcon flokët dhe eleminon majat dyshe: Ekspozimi i gjatë në diell bën që gjatë verës t’ju shfaqen majat e bezdisshmë dyshe, për të mos harruar edhe veprimin dëmtues që sjell përdorimi i pambrojtur piastrës dhe tharëses së flokëve. Vaji i ricinit ka në përmbajtjen e tij vitaminë E, acide yndyore Omega-3 dhe antioksidantë që eleminojnë majat dyshe duke e bërë flokun tuaj të duket më i shëndetshëm. Para aplikimit, duhet që flokët t’i keni të lagur. Vaji i ricinit është shumë i dendur dhe ngjitës, kështu që nuk rekomandohet aplikimi i sasive të mëdha. Gjithashtu, është e rëndësishme që ta aplikoni vetëm tek majat dhe jo në gjithë gjatësinë e flokut. Pas aplikimit, mbështillni flokët me peshqir të ngrohtë dhe lëreni të veprojë deri në dy orë. Gjatë asaj kohe, flokët duhet ta kenë përthithur plotësisht vajin. Lani flokët si zakonisht, por pa përdorur balsamin e zakonshëm.

3.Forcon thonjtë: Keni thonjë të dobët e delikatë që thyhen shumë shpejt dhe janë tërë kohës së zverdhur ? Ky problem lidhet drejtpërdrejt me mungesën e aminoacideve dhe vitaminës C në regjimin tuaj ushqimor. Vaji i ricinit është zgjidhja më e shëdnetshme dhe efektive që ju nevojitet. Lyeni thonjtë me të çdo natë ose shtoni disa pika në shishen e manikyrit. Do të habiteni me shpejtësinë e rezultateve që shfaqen që në javën e parë të përdorimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here