Alergjitë janë një përgjigje imune ndaj substancave të caktuara në trup. Kur sistemi imunitar vëren një alergjen, ai shkakton përgjigje mbindjeshmërie.
Nëse jeni alergjikë, sistemi juaj imunitar gabimisht njeh një substancë të padëmshme si një sulmues të dëmshëm dhe prodhon antitrupa. Mjekja aerologë dhe imunologe Eris Mësonjësi tha se alergjitë shkaktojnë një reaksion që mund të shfaqet me pulla në lëkurë, teshtima, ënjtje dhe skuqje të syrit, kruarje veshi, qafe, reaksione në traktin respirator ose në sistemin tretës.
Ashpërsia e alergjive thotë mjekja aerologe, mund të ndryshojë shumë në varësi të personit dhe vetë alergjenit. Ndonjëherë reagimi është acarim i lehtë, por gjithashtu mund të çojë në një gjendje serioze, siç është anafilaksia. Por është e rëndësishme trajtimi, thotë mjekja. Në çastin që shihni simptomat duhet të drejtoni te mjeku që ai të vendosë prognozën dhe të japë trajtimin.
“Trajtim i sëmundjeve alergjike?
Nëse kemi një rrufë alergjike kronike, varet forma e saj nëse ashtë sezonale apo gjithëvjetore, apo në varësi të rëndesës së sëmundjes. Nëse kemi formë të lehtë ngelemi të antialergjikët e thjeshtë, që sot ka pafund. Nëse rast se format janë më të avancuara, ka simptoma që prekin cilësinë e jetës së pacientit, siç është rrufa alergjike, ndërhyhet edhe me mjekime te kortizonikëve intranazalë. Pra të sprajeve të hundës. Pavarësisht mitit që kortizonet janë të dëmshme, ato nuk kanë efekte anësore, mund të merren në periudha afatgjata. Ndërsa astma është një sëmundje që bëhet jetëkërcënuese. Në momentin që pacienti dyshon se mund të ketë simptomat e astmës duhet të shkojë te mjeku me patjetër, si për formën kronike dhe atë akute.
Për format e reaksioneve alergjike apo alergjitë ushqimore metoda më e mirë është evitimi i kontaktit me substancat.
Një grup pacientësh që kemi ne duhet të mbajë me vete mjekimet e emergjencës kudo ata janë për të shpëtuar jetën e tyre.”, tha mjekja aerologë në DritareTV.