Një pjesëtar i ushtrisë ruse është vrarë në qytetin ukrainas të Chernobayevka pas një sulmi artilerie, ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook të shtunën.
Në postim, thuhet se gjenerallejtënant Andrei Mordvichev, komandanti i Ushtrisë së 8-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Forcave të Armatosura Ruse, kishte vdekur, raporton BBC.
Në përditësimin e këtij shtabi thuhet po ashtu se vija e frontit të luftës nuk kishte ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit, por ka shtuar se trupat e Ukrainës kishin arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mykolaiv dhe Sumy.
Ky është gjenerali i pestë rus për të cilët Ukraina pretendon se i ka vrarë deri më tani nga luftimet me forcat ruse./Koha