Vritet edhe një gjeneral rus në luftën në Ukrainë

0
282

Zëvendëskomandanti i ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, ka vdekur në luftën në Ukrainë.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov.

“Vladimir Petrovich Frolov vdiq një vdekje heroike në betejë me nacionalistët ukrainas” deklaroi Beglov.

Sipas guvernatorit Beglov, gjenerali sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash, shkruan BBC.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, disa gjeneralë rusë dhe ushtarë të rangut të lartë janë raportuar të vdekur.

Është e pazakontë që oficerë të tillë të rangut të lartë të vënë veten në rrezik duke iu afruar fushës së betejës.

Sipas burimeve perëndimore ata e kanë bërë këtë për të marrë nën kontroll operacionet që kanë ngecur në disa zona të luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here