Vrasje në tentativë në Prizren, viktima thotë se me një nga të dyshuarit kishte pasur mosmarrëveshje më herët

0
224

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në komunën e Prizrenit, ku një person ka raportuar në polici se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij i është afruar një veturë tjetër po në lëvizje dhe kanë shtënë në drejtim të tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

I njëjti ka raportuar në polici se me njërin nga dy të dyshuarit që ndodhedhin në veturën tjetër kishte pasur mosmarrëveshje edhe më herët.

Rasti nën hetime.

Njoftimi i policisë:

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Gani Saramati, Prizren. 30.03.2024-22:40.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin ,është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nen hetime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here