Dy burra janë paraqitur në polici të martën në Prizren, pasi një ditë më parë u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy burrave të tjerë.
Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë.
“Janë paraqitur në stacion dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e Policisë.
Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, thuhet se janë dërguar në mbajtje./Koha