Një ngjarje e rëndë për të cilën Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht, ka tronditur mbrëmjen e djeshme Prizrenin, ku një person ka humbur jetën pasi u godit me thikë.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 20:45, në rrugën “Tusus – Hoqe e Qytetit”. Viktima, Hekuran Shala, është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit në gjendje të rëndë, e më pas në QKUK, ku mjekët kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Shaqir Bytyqi ku njoftoi se pas hetimeve intensive, policia kanë arritur ta lokalizojë dhe arrestojë personin e dyshuar për këtë krim të rëndë. I dyshuari është ndaluar pas një bastisjeje në lokacionin ku ai po fshihej.
“I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar, gjat bastisjes është gjetë edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha Bytyqi për Sinjalin.
Gjatë bastisjes, njësitet policore kanë sekuestruar edhe mjetin e dyshuar të krimit – një thikë, e cila dyshohet se u përdor për të kryer sulmin.
Viktima, e cila ishte dërguar me urgjencë në QKUK, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ndaj të dyshuarit tashmë kanë nisur procedurat ligjore, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të vrasjes./Gazeta Sinjali/