Sot në vend parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell gjatë orëve të paradites. Në pjesën e dytë të ditës, veçanërisht pasdite dhe në mbrëmje, priten reshje të pakta lokale shiu, të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e Rrafshit të Dukagjinit.
Në viset malore reshjet do të jenë në formë bore.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me intensitet të lehtë deri mesatar, duke arritur shpejtësi prej 10 deri në 31 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius./04 Online













































