Sot, moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje bore, shiu dhe shi të ngrirë, ndërsa lokalisht mund të formohen shtresa të pakta bore. Reshjet e shiut pritet të jenë më të theksuara në Rrafshin e Dukagjinit.
Shi i ngrirë është një fenomen ku pika shiu bien ende në formë lëngu, por ngrijnë sapo prekin sipërfaqe me temperaturë nën 0°C. Ky fenomen mund të krijojë shtresa akulli të rrezikshme mbi rrugë, pemë dhe objekte të tjera, duke shkaktuar rreziqe për lëvizjen dhe qarkullimin.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi 10-33 km/h, ndërsa temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 2°C, dhe ato maksimale nga 1 deri në 5°C.














































