Vranësira dhe intervale të shkurta me diell, moti për ditën e sotme

0
57

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu, kryesisht më vonë gjatë pasdites, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.

Reshjet më të përqëndruara parashihen në zonën jugore, juglindore dhe lindore.

Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, shiu do të jetë i përzier me baltë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në veri, me shpejtësi prej 15 deri në 50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here