Voziti 234 km/h, gjobitet suharekasi me 300 euro e ndalim të vozitjes për tre muaj

0
655

Si shkak i tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, Policia e Kosovës (PK) ka gjobitur një shofer me 300 euro.

Gjithashtu, Policia i kanë hequr tri pikë si dhe tre muaj ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik.

Sipas komunikatës së Policisë, bëhet e ditur se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h, identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 234 km/h.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndëkaq, shoferi i gjobitur sipas vendimit për kundërvajtje shihet se vendi i lindjes së shoferit është në Suharekë si dhe tek adresa theksohet se është qyteti i Suharekës.

“Me datën 09.09.2022 vozitësi i lartëcekur me veturën e lartëcekur ka bërë tejkalim të shpejtësisë 130/234 dhe i njëjti nuk i është ndalur njësisë policore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here