Sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme në Asamblenë e Prizrenit, pas kërkesës së bërë nga grupi i kuvendarëve të LVV-së.
Seanca e thirrur ka patur vetëm një pikë të rendit të ditës, faljen e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit për vitin 2023, shkruan 04 Online.
Karanfil Haxhillari, shef i grupit të kuvendarëve të LVV-së ka bërë me dije se pas dakordimit të grupeve të kuvendarëve, në mënyrë unanime ka kaluar propozimi i këtij subjekti politik.
“Kalon në Kuvendin Komunal të Prizrenit propozimi për rekomandimin:
“Rishqyrtimi i vendimit të Departamentit të Tatimit në Pronë pran MFPT-së si dhe falja e tatimit në pronë deri në 100 euro për të giithë tatimpaguesit e komunës së Prizrenit për vitin 2023!
Të dashur qytetarë të Prizrenit,
Ju njoftojmë se mocioni i thirrur për seancë të jashtëzakonshme nga grupi i Këshilltarëve Komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me të vetmën pikë të rendit të ditës: Lirimin nga tatimi në pronë në vlerën deri në 100 Euro për të giithë tatimpaguesit e komunës së Prizrenit për vitin 2023, pas dakordimit të grupeve të Kuvendarëve dhe me ndryshimin e cekur më lartë ky rekomandim kaloi me vota unanime.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët tanë duke e ditur se mbi 80% e tyre do të përfitojnë nga kjo nismë.
I falenderojmë të gjithë Kuvendarët e mocionit të cilët me nënshkrimin dhe angazhimin konstruktiv e mundësuan kalimin e kësaj nisme”, ka thënë Haxhillari./04 Online