“Voto për Trustin”, opozita me pankarta në Kuvend

0
226

Seanca e Kuvendit të Kosovës nisi punimet e saj me disa nga fjalimet e deputetëve, derisa opozitarët vendosën disa pankarta në ulësen e kryeministrit dhe të disa ministrave me mbishkrimin “Voto për Trustin”.

Në lidhje me këtë temë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të lejojnë qytetarët t’i tërheqin nga kursimet e tyre 30 për qind të trustit.

Lekaj gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se qeveria aktuale e cila mori shumicën e votave nga qytetarët në zgjedhjet e fundit duhet ta dëshmoj siç tha ai që dëshiron mirëqenie të mirë për qytetarët.

“Dje në Komisionin për Buxhet u diskutua për Projektligjin e trustit, ku u lejon qytetarëve tërheqjen e 30 për qind nga kursimet nuk mori miratimin e komisionit. E vërteta është që LVV ka ardhur në pushtet duke marr shumicën e votave qytetarëve duke ju premtuar, mirëqenie e jetë të dinjitetshme. Muajt e fundit nga terreni me takimet me qytetarë po shohim që ata janë lodhur nga rritja e çmimeve. Lëreni krenarinë anash, lëreni anash ndjenjën e fituesit. Kjo ide është e duhur dhe ju ndihmon shumë qytetarëve në jetën e tyre. Qytetarëve është mirë që t’ju kthejmë shpresën.  Në këtë moment më të mirin mund a bëjmë nëse u lejojmë atyre që të tërheqin 30 për qind të vlerës së trustit”, ka thënë Lekaj. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here