Von der Leyen viziton sot Kosovën, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

0
61

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, sot do të qëndrojë në Kosovë. Zyra e Presidencës e Kosovës dhe ajo e kryeministrit kanë njoftuar se ajo do të pritet presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Takimi me presidenten nis në orën 09:45 në Kabinetin e Presidentes, ndërkaq më pas do të ketë konferencë shtypi. Kurse takimi me kryeministrin nis nga ora 11:00 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Deri tash, Von der Leyen ka qëndruar për vizitë në Tiranë, Shkup, Beograd, Sarajevë. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi në Podgoricë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here