Von der Leyen: Kosova e Serbia ta shfrytëzojnë rastin dhe ta pranojnë Planin e BE-së

0
176

Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentin dhe ta pranojnë Planin e Bashkimit Evropian për normalizim raportesh, që është kyç për stabilitetin e tërë rajonit, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Mendoj se është një mundësi që të dyja palët duhet të shfrytëzojnë momentin sepse normalizimi është i një rëndësie kyçe për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, ka thënë Von der Leyen në një bisedë me gazetarë të “European Newsroom”. “Kam shumë shpresë që të dyja palët do të jenë kontruktive në diskutimet e ardhshme”.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Planit evropian për normalizim raportesh. Diskutimet janë duke u bërë në kuadër të planit implementues.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar për implementimin e këtij plani.

Krerët e dy shteteve takohen më 18 mars në Ohër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here