Von der Leyen flet për financim nga BE për Ballkanin: Duam t’ju japim qasje në tregun e përbashkët evropian

0
135

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për planet e BE-së për zgjerim, teksa mbërriti në kryeministri, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Von der Leyen tregoi qëllimin e unionit për t’i dhënë qasje Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët europian.

“Është një samit shumë i veçantë ky që kemi sot. Është i dhjeti Samit i Procesit, por për herë të parë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Besoj se përcjell një mesazh të fuqishëm, se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Një nga temat kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye kam prezantuar planin e rritjes. Duam që t’u japim qasje në tregun e përbashkët europian. Për këtë, na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen, do të marrin financim nga Bashkimi Europian. Është një stimul për ata që vërtet duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë për këtë të çuar para këtë plan rritjeje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here