Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për shtensionimin e situatës në Kosovë

0
174

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës në Kosovë – një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti.

“Unë iu bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore,” tha presidentja e KE-së për Tanjug kur u pyet se si e komenton situatën në veri.

Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, Von der Leyen theksoi se është e qartë se Prishtina dhe Beogradi duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se në takimin që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar të hënën me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova ka rënë dakord që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri për 25 për qind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here