Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes shteteve respektive.
Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ndahet e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit europian dhe atij amerikan.
“Ndahem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA)”, ka shkruar ajo.“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, përfundon postimi i raportueses për Kosovën.