Von Cramon: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve duhet të ketë për epilog njohjen e plotë të Kosovës nga Serbia

0
134

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se ndan zhgënjimet për takimin në Ohër, duke shtuar se priste afate konkrete për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan GazetaBlic.

Ajo theksoi se liderët në vend që të ishin të gatshëm për të arritur një kompromis në favor të qytetarëve, vendosën të rrezikojnë të ardhmen, jo vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por të gjithë rajonit.

Ajo tha se kishte shpresuar për një marrëveshje me shumë hapa konkretë, në vend të vetëm neneve dhe paragrafëve të përgjithshëm në marrëveshje dhe aneks.

Von Cramon tha se të gjithë në Bruksel po punojnë shumë për përparim dhe duke e bërë këtë ata veprojnë plotësisht me drejtësi, duke mos mbajtur anën.

“Ne shpresonim për një marrëveshje dhe hyrje në një fazë të re përpara zgjedhjeve të ardhshme”, shtoi Von Cramon.

Ajo vlerësoi se procesi është ende në fillim dhe shtoi se në fund procesi i normalizimit duhet të rezultoi me njohje të plotë të Kosovës.

Ajo iu referua edhe rolit të Rusisë, duke pohuar se Moska nuk dëshiron që çështja e Kosovës të zgjidhet dhe për këtë arsye po lobon përmes mediave serbe që marrëveshja të mos nënshkruhet.

Po ashtu, Von Cramon vlerësoi se Serbia duhet të përballet me të kaluarën dhe shprehu keqardhjen që në përkujtimin e bombardimeve të NATO-s nuk u përmend pse ndodhi.

Ajo theksoi se edhe pse pretendon se nuk është lobiste, ajo përballet me kërcënime, çka tregon se propaganda është bërë edhe më e keqe se sa ishte, shkruan GazetaBlic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here