Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se po bëjnë përpjekje në maksimum që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.
Viola von Cramon në një konferencë për media ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar në Kosovë, teksa tha se kanë biseduar për tema të ndryshme.
“Po përpiqemi në maksimum që Kosova të fitojë atë që e meriton, pra liberalizimin e vizave. Por, në të njëjtën kohë dëshirojmë që kjo qeveri të jetë e suksesshme sa i përket reformave, të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve”, tha ajo.
Tutje, eurodeputetja ka thënë se të gjithë po e përcjellin me kujdes luftën në Ukrainë.
Viola von Cramon ka theksuar se popullata në veri të Kosovës nuk është e interesuar për tensione.
“Të gjithë ne jemi të prekur nga situata në Ukrainë. Unë nuk shohë ndonjë paralele në bazë të gjendjes në Moskë dhe asaj në Beograd. Kemi parë demonstrata në Beograd që ka qenë në mbrojtje të Rusisë dhe kjo ka qenë irrituese për me. Kur flet me popullatën në veri e kupton se ata nuk duan tensione, nuk kanë interes që të kenë provokime”, tha ajo në një konferencë për media./FrontOnline