Vokrri del nga “ngujimi” në Zveçan, Zv.Ministri që fliste për islamizimin e Europës te Shefqet Krasniqi

0
224

Pas mbi një jave të qëndrimit mbyllur në objektin e Komunës së Leposaviqit, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri është larguar që aty.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook.

“Dita e nëntë dhe e fundit e imja në Komunën e Leposaviqit”, shprehet ai.

“Erdhi moment më u largu dhe me emocione të përziera u përshëndeta me kryetarin Lulzim Hetemi, një burrë stoik që motivoj me vazhdu deri në fund dhe me e kry misionin faqebardhë”, ka thënë Vokrri.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farbervokrri7%2Fvideos%2F591540903101362%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

Ndryshe, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, pozitë këtë të cilën e kishte marrë me aminin e Albin Kurtit, më 7 prill të këtij viti ishte ftuar nga hoxha Shefqet Krasniqi që të marrë pjesë në një iftar. Në këtë organizim të Krasniqit, Vokrrit si zyrtar i Qeverisë së Kosovës i ishte dhënë edhe një fjalë rasti.

Vokrri në fjalimin e tij para të ftuarve të Shefqet Krasniqit, s’ka ngurruar që të hyjë në histori, duke folur për atë se si sipas tij ka lindur kombi shqiptar e deri tek misioni si myslimanë për të përhapur islamin në perëndim.

Zyrtari i Qeverisë në ligjëratën e tij fetare thotë se shqiptarët janë produkt i së paku dy qytetërimeve, derisa shprehet falënderues se për më shumë se gjashtë shekuj shqiptarët janë nën ndikimin e fuqishëm të qytetërimit islam.

“Kemi potencial të jashtëzakonshëm. S’e kam fjalën vetëm për këtë grup që jemi këtu tek Dr.Shefqeti. Por si besimtar në këtë shoqëri që jetojmë, kemi kapacitet dhe potencial të hatashëm. Por fatkeqësisht nuk mundemi aq sa dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë, me punë të mira me impakt në shoqëri, në impakt në kahjen, në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqerisë. Kjo shpresoj që gradualisht do të korrigjohet. Kur jemi pajisur nga Allahu me dije dhe pasuri dhe ndikim në masë, duhet ta dimë që me të vjen edhe përgjegjësia. E dini atë hadithin, që secili jemi bari i kopesë tonë. Udhëheqësi është kujdestar i tufës së vetë, burri është kujdestar i familjes dhe tufës së vetë, gruaja është e burrit dhe tufës së vetë. Pra s’ka asnjë segment të shoqërisë që s’e ka përgjegjësinë e vetë”, thotë ai.https://www.youtube.com/embed/V1ALIfIm2Wg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here