Vojvoda shkëlqen me Comon, dy asistime në fitoren bindëse ndaj Lecces

0
76

Mërgim Vojvoda vazhdon formën e shkëlqyer me Comon, duke qenë vendimtar edhe në aspektin ofensiv. Ylli kosovar regjistroi dy asistime në fitoren e thellë 3-0 në udhëtim ndaj Lecces.

Goli i parë u shënua në minutën e 20-të nga Nico Paz, pas asistimit të Vojvodës. Edhe goli i dytë erdhi nga një pasim i tij vendimtar, këtë herë në minutën e 66-të, kur realizoi Ramon. Fitorja u vulos në minutën e 75-të nga Douvikas.

Pas kësaj ndeshjeje, Como ngjitet në vendin e 6-të në tabelë me 27 pikë, duke konfirmuar formën pozitive dhe ambiciet për pjesën e mbetur të sezonit.

Paraqitjet e Vojvodës po dëshmojnë se ai është jo vetëm i sigurt në mbrojtje, por gjithnjë e më i rrezikshëm edhe në sulm. /Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here