Vlerat mjekësore të livandos!

0
25

Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë mjekun tuaj, “Shpejt, merrni livando!”, por kjo bimë me lule të purpurta mund të jetë një shërues i fuqishëm.

Ishin studimet mjekësore ato që vunë në dukje vlerat shëruese të vajit të kësaj luleje e cila lehtësoi dhimbjen dhe skuqjen tek rrugët e lindjes te gratë që kishin bërë lindje natyrale të shoqëruar me dëmtime.

Një efekt tjetër i vajit të trumzës apo livandos është ndikimi që ajo ka në folikulin apo rrënjën e flokut duke e forcuar atë dhe duke frenuar rënien e flokëve sidomos në sëmundjet autoimune si areata alopecia.

Kjo sëmundje autoimune, e cila mund të zhvillohet edhe në linjë familjare bën që trupi juaj të sulmojë gabimisht folikulin e flokut.

Studimet mjekësore sot po fokusohen në studimin e efektit që mund të ketë vaji i trumzës në daljen edhe shtimin e flokëve atje ku ato kanë rënë. Kjo sigurisht duke e fuqizuar efektin e saj edhe me vajin e bimëve të tjera.

Ushtarët e lashtë romakë i dinin fuqitë antibakteriale të livandës dhe vlerën e saj për të trajtuar stomakun dhe sëmundjet e tjera.

Disa studime sugjerojnë se vaji esencial i bimës mund të ndihmojë në luftimin e kolitit, inflamacionit të zorrës së trashë që mund të çojë në dhimbje dhe diarre.

Kjo mund ta bëjë këtë duke ndihmuar në parandalimin e baktereve të këqija dhe mbrojtjen e baktereve të mira të zorrëve.

Një efekt tjetër i saj është se ajo ka vetinë të thithë toksinat. Rrënjët e saj absorbojnë metale të rënda si plumb dhe zink dhe i mbajnë ato në gjethet e tyre.

Kjo mund të ndihmojë në pastrimin dhe restaurimin e vendeve industriale dhe qosheve të ndotura të kopshtit tuaj.

Çfarë tjetër mund të bëjë livando?

Përmirëson kujtesën tuaj. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se studentët e infermierisë që morën një degë prej livandoje dhe e nuhasnin aromën e saj para një provimi dolën më mirë me rezultate, u përqendruan më mirë dhe ishin më pak të shqetësuar.

Vaji i livandos ose trumezës ka vetinë që të qetësojë dhimbjet e barkut apo ato që quhen ndryshe kolikat abdominale tek bebet. Kështu nënat që masazhuan barkun e foshnjave të tyre me përzierjen e mëposhtme:

1 pikë vaj trumze në 20 ml vaj bajamesh vunë re një qetësim gati të menjëhershëm të dhimbjeve të barkut tek foshnjat 2-6 javëshe.

Menopauza ndodh kur një grua ndalon të ketë një periudhë mujore, zakonisht rreth të 50-tave. Mund të sjellë djersë të shumta, nervozizëm, shpërthime të papritura të ndjenjave të nxehtësisë dhe nervozizëm në jetën tuaj të përditshme.

Por gratë, në një studim që u krye, që nuhasnin livando për 20 minuta dy herë në javë raportuan se shqetësimet e tyre u zbehën deri në 50% më shumë se gratë që nuk përdorën aroma-terapinë e livandos.

Jo vetëm që e bën atë erë të këndshme, por livando lufton bakteret. Është një përbërës ideal për një dezinfektues të tualetit.

Një efekt tjetër që ekspertët nuk dinë si ta shpjegojnë është se livandoja ndihmon në zbutjen e shqetësimit dhe përmirësimin e ekuilibrit.

“Lavender” mendohet të vijë nga fjala latine lavare, që do të thotë “të lani”. Ky është një efekt tjetër i saj. Shto 4 pika të vajit të livandës në ujë në hekurin tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here