Vlashnja, Kobajë dhe Grazhdaniku qe tri ditë pa energji elektrike

0
262

Banorët e tre fshatrave të Prizrenit, Vlashnje, Kobajë dhe Grazhdanik ankohen se nuk kanë furnizim me energji elektrike.

Sipas tyre gjendja është rënduar rreth një muaj më parë ku po paraqiten telashe çdo ditë, por këto tre ditët e fundit janë pa furnizim me energji elektrike.

Dy familje të po sa ardhur nga gurbeti, me të parë gjendjen e furnizimit me energji, janë detyruar të kthehen në Gjermani, thonë një banorë i fshatit Vlashnje.

“Dy familje hecen per Gjermani pa i hek teshat prej kerrave! Bravo KEDSI!!!”.

Banorët apelojnë që sa më shpejt të bëhet një zgjidhje, në të kundërtën paralajmrojnë protesa dhe bllokim të rrugëve kryesore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here