Vjosa Osmani: Plus 32 milionë dollarë nga populli amerikan për Kosovën

0
262

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se USAID ka ndarë edhe 32 milionë shtesë për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka njoftuar se ka nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve.

Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.

Njoftimi i plotë:

Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës!
Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.
Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.
Kosova është e bekuar me aleatët e saj!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here