Vjosa Osmani në prill dhe maj do ta vizitojë SHBA-në

0
332

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shumë shpejt pritet të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Osmani do të zhvillojë takime të niveleve të ndryshme.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dyert e hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në muajin prill dhe maj do të ketë vizitë në SHBA, do të ketë takime të niveleve të ndryshme, qoftë me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit Amerikan. Ajo ka ftesë nga zyrtarë të ndryshëm të Shtëpisë së Bardhë që të ketë takime me ta”, ka thënë Vela.

Ai ka folur edhe për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në.

“Procesi teknik i arritjes së marrëveshjes me MCC-në për programin Compact, procesi negociator fillon në javën e parë të muajit maj, gjatë kësaj periudhe do të bëhet finalizimi i paketës së programit dhe financimi, nënshkrimi i marrëveshjes pritet të ndodhë ose nga fundi i verës apo nga mesi i verës, do të varet nga kjo dinamikë”, ka thënë Vela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here