Vjosa Osmani ka vendosur: Nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror

0
120

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për media me ç’rast ka folur për procedurën e zgjedhejs së kryeprokurorit të shtetit.

Ajo ka thënë se Këshilli Prokurorial e ka shkelur procedurat me rastin e përzgjedhes së kandidatit për kryeprokuror, raporton Gazeta Blic.

E para e vendit, tha se organizatat që e kanë mbikëqyrë procesin e përzgjedhes së kryeprokurorit kanë konstatuar se ka pasur shkelje të procedurave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokur.

“Sot e kam njoftuar KPK-në, duke pasë parasysh shkeljet që janë bërë, jam obliguyar që të mos e bëj dekretimin e kandidatit për kryeprokuror të datës 8 prill 2022”, ka thënë Osmani,

“Kam ftuar KPK-në që të ndjekë procedurat kushtetuese dhe ligjore që janë në funksion të integritetit dhe funksionimit të këtij institucioni”.

“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore.

Procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here