Vjehrra e bën për spital renë e saj në Prizren, intervenon Policia

0
408
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

E shumë të shpeshta janë edhe konfliktet mes vjehrrave dhe nuseve.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua e moshuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht renë e saj.

53-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa ka denoncuar rastin edhe në Polici ku ka deklaruar se me vjehrrën e saj jetojnë ndaras dhe pas një konflikti verbal, ajo ka eskaluar në dhunë fizike.

E moshuara është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Prokurori ka urdhëruar që ndaj 75-vjeçares të iniciohet rasti për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here