Vjedhje në Suharekë: Hajdutët grabisin armë, para dhe stoli ari

0
147
Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë vjedhjeje ka ndodhur në Suharekë, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi private dhe kanë grabitur dy pushkë gjuetie, një shumë parash të gatshme dhe një zinxhir qafe prej ari, shkruan 04 Online.

Sipas burimeve policore, ankuesi, një qytetar kosovar, ka raportuar ngjarjen menjëherë pas zbulimit të vjedhjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

Suharekë / 08.02.2025 – 19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se persona të  panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy pushkë gjuetie, para kesh dhe një zinxhir qafe prej ari. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here