Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Kështu e ka pësuar një familje në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Bakiq, ku kanë arritur që të vjedhin para të gatshme.
Bazuar në dëshminë e pronarit të shtëpisë, i cili e ka denoncuar rastin në Polici, hajnat kanë vjedhur rreth 30 mijë euro që i kishte fshehur para disa muajsh.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.