Në fshatin Atmaxhë një qytetar ka raportuar vjedhjen e furgonit të tij të bardhë me targa vendore, i cili përmbante pajisje pune, shkruan 04 Online.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe lokalizimin e automjetit. Rasti mbetet nën hetime.
“Atmaxhë, Prizren/14.02.2025-23:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur automjeti i ti Furgon ngjyrë e bardhë me targa vendore. Sipas ankuesit në automjet kishte pajisje të ndryshme pune. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online