Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa me familje nuk kanë qenë në shtëpi, person-a të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para kesh dhe stoli ari.
Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:10 në Suharekë.
Nga policia kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes nuk janë vërejtur thyerje të dritareve apo dyerve.
Ndërkaq, rasti është nën hetime.
“VJEDHJE E RËNDË / Suharekë 15.08.2022-21:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa me familje nuk kanë qenë shtëpi, person-a të panjohura kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para kesh dhe stoli ari. Në vendin e ngjarjes nuk janë vërejtur thyerje te dritareve apo dyerve. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.