Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës.
Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar në mënyrë materiale viktimat.
Nga ajo që dëgjojmë dhe shohim në përditshmëri, rezulton se cak i hajnave janë natyrisht gjërat që janë më të vlefshme, si: gjësendet shtëpiake, ari, para, vetura, telefona mobil, e shumë të tjera, shkruan SuharekaOnline.
Një rast i vjedhjës është raportuar të enjten rreth orës 16:30 në Stacionin Policor në Suharekë.
Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte një person ka raportuar në polici se persona të panjohur për të me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij.
Sipas deklaratës së ankuesit në polici pretendohet se të dyshuarit kanë vjedhur 6 orë dore, 250 euro para dhe një pistoletë për të cilën posedonte leje përkatëse babai i ankuesit.
Nga Policia e Kosovës në Suharekë është thënë se rasti në fjalë është duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka asnjë person të identifkuar apo arrestuar.