Vjedhje e rëndë në një xhami në Prizren, hajni ‘avullon’ qindra euro nga arka e ndihmave

0
1630

Jo rrallëherë xhamitë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpesh herë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla bien në duart e keqbërësve. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e djeshme në xhaminë në rrugën “Ersan Mazrek” të Prizrenit.

Sinjali mëson se një person, akoma i paidentifikuar ka hyrë brenda objektit fetar dhe ka vjedhur qindra euro nga kasaforta e mbushur me paratë e ndihmave, që gjendej brenda hapësirave të xhamisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është raportuar nga imami i xhamisë, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen, ndërkohë që janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë që do të ndihmojnë në zbulimin e të dyshuarit.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here