Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, një telefon dhe tre ora dore.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 01:20 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kurse rasti vazhdon të hetohet.
“VJEDHJE E RËNDË / Fsh. Lubizhd, Prizren 24.07.2022 – 01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, një telefon dhe tre ora dore. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.