Vjedhje e rëndë në fshatin Romaj të Hasit

0
121
Foto: Ilustrim

Një qytetar nga fshati Romaj i Hasit, Prizren, ka raportuar një rast vjedhjeje të rëndë në shtëpinë e tij, shkruan 04 Online.

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur një pistoletë me 10 fishekë si dhe lejen valide të armës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Fsh. Romaj Has, Prizren 13-14.03.2025 – 19:00. Ankuesi mashkull  kosovar,  ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pistoletë me 10 fishekë dhe lejen  valide. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here