Vjedhje dhe dëmtim prone në Mushtisht, arrestohet i dyshuari

0
77
Foto: Ilustrim

Në fshatin Mushtisht të Suharekës është raportuar një rast i vjedhjes dhe dëmtimit të pronës, shkruan 04 Online.

Një person i dyshuar mashkull, shtetas kosovar, ka dëmtuar dhe ka marrë disa kamera sigurie. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

“Fsh. Mushtisht, Suharekë / 11.05.2025 – 18:37. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka dëmtuar dhe ka marrë disa kamera sigurie. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here