Virusi Nipah, Naser Ramadani: Lloji i lakuriqëve që e përhapë nuk jetojnë në Kosovë, rreziku është shumë i ulët

0
59

Mjeku kosovar, Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetësisë Publike ka shkruar për virusin e njohur si “Nipah” që është përhapur në Indi.

Ramadani ka thënë se në Evropë, Kosovë dhe Shqipëri rreziku nga ky virus është shumë i ulët.

Ai ka bërë të ditur se në Kosovë e Shqipëri nuk jeton lloji i lakuriqëve të cilët e përhapin.

“Nipah është një virus që mund të kalojë nga kafshët te njerëzit.Burimet më të shpeshta të infeksionit janë lakuriqët e frutave (Familja Pteropodidae) të cilat lloje nuk gjenden te ne!Lakuriqët në Shqipëri dhe Kosovë quhen hundëpatkua i vogël (Rhinolophus hipposideros) dhe janë insektivore, që do të thotë se ushqehen kryesisht me insekte dhe molusqe të vogla dhe nuk hanë fruta”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/naser.n.ramadani/posts/4386410398314777?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here