Virozat e stinës, mjeku i njohur ngre alarmin dhe apelon qytetarët: Gripi do të jetë agresiv, qëndroni në shtëpi në momentin kur siptomat…

0
279

Sezoni i gripit sapo ka nisur. Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, thotë se ka nisur rritje e rasteve, dhe shumica e të prekurve janë fëmijë.

“Nuk jemi në kulmin e sezonit në këtë moment, ka filluar patjetër dhe kryesisht është më shumë tek fëmijët në këtë moment, për të cilët Ministria e Shëndetësisë ka vendosur 4 QSH në qytet veç spitalit që të afroj asistencën”, tha Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se në qarkullim ka disa viruse stinore, COVID dhe grip të tipit A.

“Këto ndryshimet e temperaturës e ndikojnë shumë tek imuniteti, gjë e cila e ndihmon shumë gripin në aktivizimin e tij dhe krijimin e numrave më të mëdhenj të prekur nga ai dhe sidomos nga simptomatologjia, besoj se do jetë pak i fortë këtë vit pasi 2 vitet e para s’ka qenë farë nga COVID dhe tashmë ka bërë ndryshimet e veta, mund të jetë më agresiv se sa vitet para pandemisë”, u shpreh Brataj.

COVID dhe gripi kanë ngjashmëri në simptoma, ndërsa rekomandohet qëndrimi në shtëpi për çdo të infektuar.

“Është një sëmundje sezonale me kohë të shkurtër, por që krijon problem dhe do kujdes, duhet të rrish në shtëpi sepse sulmohen të gjithë muskujt dhe e dimë shumë mirë që të dhëmb çdo pjesë e trupit kur të kap gripi. Në pjesën më të madhe, mbi 80% të rasteve janë me forma të lehta, disa dhe pa simptoma”, shpjegon mjeku.

Nisur nga ngjashmëria që kanë tashmë coronavirusi dhe virusi i gripit, mjekët janë të mendimit se mund të trajtohen po njëlloj, pa antibiotik dhe vetëm me kujdes dhe mjekim simptomatik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here