Vinícius Júnior ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin deri në qershor të vitit 2027.
Kontrata është nënshkruar dhe vulosur këtë javë, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Real Madridi do të vendosë se kur dëshiron ta zyrtarizojë këtë, transmeton Gazeta Express.
Kontratën deri në qershorin e vitit 2027, e kërkoi vet presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez.
Vinícius do të jetë një nga lojtarët më të paguar te Reali. Klauzola e lirimit e përfshirë dhe tani e konfirmuar me vlerë 1 miliard euro. /Gazeta Express/