Sipas raportimeve nga “La SER”, sulmuesi brazilian Vinicius Jr. ka refuzuar ofertën e fundit të Real Madridit për zgjatjen e kontratës, duke e konsideruar atë të pamjaftueshme në raport me kontributin e tij, shkruan 04 Online.
Përfaqësuesit e lojtarit kërkojnë një pagë të barabartë me atë të Kylian Mbappes, rreth 27 milionë euro në vit. Ndërkohë, kontrata aktuale e Viniciusit skadon në vitin 2027 dhe përfshin një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.
Megjithëse 24-vjeçari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar me 24 gola dhe 11 asistime, negociatat me klubin kanë ngecur që nga fillimi i vitit 2025. Interesimi nga klube të Ligës Saudite po shtohet, ndërsa presidenti Florentino Pérez përballet me presionin për të ruajtur ekuilibrin mes yjeve dhe financave të klubit./04 Online