Vinicius Jr “ngre alarmin” në Madrid – kërkon pagën më të lartë në skuadër, Real Madrid përballet me dilemë të madhe

0
50

Situata e Vinicius Junior ka kthyer vëmendjen e mediave botërore drejt Madridit, pasi rinovimi i kontratës së brazilianit me Real Madridin vazhdon të mbetet pezull. Sulmuesi nuk ka nënshkruar ende marrëveshjen e re, duke hapur rrugë për spekulime të shumta rreth së ardhmes së tij.

Sipas raportimeve të fundit, hezitimi i Viniciusit lidhet edhe me marrëdhëniet jo të shkëlqyera me trajnerin Xabi Alonso, një faktor që ka shtuar pasiguritë brenda klubit.

Ndërkohë, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka bërë të ditur se 24-vjeçari ka kërkuar pagën më të lartë në skuadër – një shumë të ngjashme me atë që kishte marrë dikur Cristiano Ronaldo në kulmin e karrierës së tij te “Los Blancos”.

Real Madrid tashmë gjendet para një vendimi të rëndësishëm: të plotësojë kërkesën e njërit prej yjeve kryesorë të skuadrës apo të rrezikojë humbjen e tij në afatin e ardhshëm.

Të gjitha sytë mbeten te Santiago Bernabéu për të parë se si do të mbyllet kjo histori që mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e klubit dhe të vetë Vinicius Junior./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here