Vinicius Jr në telashe: Rrezikon pezullim dyvjeçar për shkelje të rregullave të FIFA-s

0
151

Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, mund të përballet me një dënim serioz nga FIFA, pas raportimeve të “Marca” se ai zotëron disa klube futbolli – veprim që bie ndesh me rregulloret e organit më të lartë të futbollit botëror, shkruan 04 Online.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, braziliani rrezikon një pezullim deri në dy vjet nga çdo aktivitet futbollistik. Deri tani, nuk janë bërë publike emrat e klubeve që supozohet të jenë në pronësi të tij.

Pavarësisht kësaj çështjeje, 24-vjeçari po kalon një sezon mbresëlënës me “Los Blancos”, ku ka realizuar 20 gola dhe ka dhënë 14 asiste në 46 ndeshje në të gjitha garat. Ai mbetet një nga pretendentët kryesorë për Topin e Artë dhe shpreson të hyjë sërish në top-3 më të mirët në botë për këtë vit.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo situatë, e cila mund të ketë pasoja të mëdha për të dhe për klubin madrilen./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here