Vinicius Jr merr një iniciativë, “detyron” bashkëlojtarët të japin para për viktimat e Valencia-s

0
65

Ditë më parë, qyteti i Valencia-s u përball me një katastrofë natyrore ku mbetën të vdekur më shumë se 200 persona.

Futbollisti i Real Madridit, Vinicius Jr ka dhuruar para nga llogaria e tij personale për viktimat e qytetit spanjoll, shkruan Indeksonline

Siç raporton “SER”, sulmuesi i Kombëtares së Brazilit “detyroi” bashkëlojtarët e tij të japin shumë parash për viktimat e Valencia-s.

Ky ishte një vendim personal i Vinicius Jr, që drejtoi këtë iniciativë, kështu të gjithë lojtarët e Real Madridit ndanë të holla për qytetin spanjoll dhe njërzit e prekur nga kjo tragjedi natyrore.

Kujtojmë që mbrëmë skuadra e Real Madridit pësoi humbje ndaj Milanit në UEFA Champions League dhe para ndeshjes u mbajt një minut heshtje për viktimat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here