Vihet gurëthemeli i QMF-së së re në Prizren në Lagjen e Trimave

0
171

Sot, në Lagjen e Trimave (Tusus) në Prizren, është vënë gurëthemeli i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare (QMF), një investim i Drejtorisë së Shëndetësisë, që ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e mundësive më të mira për kujdesin mjekësor të banorëve të kësaj lagjeje dhe zonave përreth, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“QMF-ja do të ndërtohet me sipërfaqe prej 1.200 metrash katrorë dhe do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore, duke përfshirë:

–         Kontrollin dhe mbikëqyrjen mjekësore për banorët e zonës,

–         Shërbimin e laboratorit, për analiza dhe diagnostikim më të shpejtë,

–         Departamentin e stomatologjisë, për shërbime dentare cilësore,

–         Kabinetin e radiologjisë dhe rëntgenin, për shërbime diagnostikuese të avancuara,

–         Shërbimet e vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e sëmundjeve.

Me këtë investim, Komuna e Prizrenit po angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët, duke u mundësuar atyre qasje të lehtë dhe efikase në kujdesin mjekësor.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, drejtori i Shëndetësisë, Simir Krasniqi, zyrtarë komunalë, mjekë e infermierë dhe qytetarë, të cilët shprehën kënaqësinë për këtë investim që do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit.

Komuna e Prizrenit po vazhdon me përpjekjet për përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët e saj”, thuhet në njoftim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here