Vigani Badalli është futbollist i talentuar me prejardhje nga Zhuri. Jeton në Zvicër dhe aktualisht është i angazhuar te FC Concordia Basel.
Vigani këto dita ka pranuar ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë U-17.
Lojërat e mira me ekipin e tij i kanë rënë në sy selektorit të Kombëtares U-17 të Shqipërisë, i cili menjëherë edhe e ka ftuar të jetë pjesë e kësaj kombëtareje.
Përndryshe Vigani këto ditë ka qëndruar në Prizren dhe ka stërvitur te FC ‘Prizreni’ me trajnerin Yli Bakaj.
Ai ka folur për Televizionin e Prizrenit.
“Vigani nga e hëna ka qëndruar në klubin tonë dhe unë kam stërvitur personalisht me te. Është një futbollist cilësor dhe tejet premtues. Ai do të sprovohet dhe unë jam i bindur se do t’i dëshmojë cilësitë e tij dhe do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë”, ka thënë trajneri i FC Prizrenit, Ylli Bakaj.