Viena është qyteti më i jetueshëm në botë. Të paktën sipas një renditjeje të kryer nga Indeksi Global i Jetueshmërisë për vitin 2023 që hartohet nga revista prestigjoze ndërkombëtare ‘The Economist’.
Indeksi e vlerëson Vienën, para së gjithash për arkitekturën dhe estetikën e ndërtesave, një përzjerje e hijeshisë së botës së vjetër dhe objekteve bashkëkohore. Viena vlerësohet edhe për transportin e mirëorganizuar publik dhe që ka një kosto të lirë për qytetarët.
I dyti renditet Kopenhageni, i cili e merr vlerësimin infrastrukturën e biçikletave, që krijon të gjitha kushtet për një lëvizje komode për përdoruesit e tyre.
Kryeqyteti i Danimarkës është bërë i njohur vitet e fundit edhe për kushtet tepër tërheqëse të jetesës për studentët nga e gjithë bota.
Në vend të tretë është Melburni në Australi, një vend që përfaqësohet me dy qytete përfshirë edhe Sidnejn dhe që shquhen si për plazhet, historinë dhe diversitetin kulturor.
Ndër 10 qytetet në renditje, Kanadaja ka më shumë qytete të pranishme, në të cilat shquhen për kushte të mira jetese, ndër të cilat renditet edhe pagesa e mirë për punësim./Tv Klan