Një person ka raportuar në Polici se vetura e tij është vjedhur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Atmaxhë në Prizren.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se vetura e tipit ‘Ford Galaxy’ ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së viktimës dhe brenda automjetit ishin çelësat e veturës dhe dokumentacioni si certifikata e regjistrimit dhe polica e sigurimit.
Sipas burimeve vjedhja ka ndodhur me datë 12.04.2022, ku më pas të dyshuarit me veturën që vodhën kanë shkuar në drejtim të rrugës Prizren – Landovicë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe njësia e hetimeve.