Të hënën në fshatin Lubizhdë të Prizrenit një grua ka raportuar që disa persona i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe revole.
“Ankuesja femër kosovare raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe një revole e vjehrrit të saj (me leje) i cili ishte jashtë shtetit për pushime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”.